Ja skuadrat që kanë më shumë futbollistë në gjysmëfinalet e Euro 2016


Bayern Munich është skuadra që ka më së shumti futbollistët në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian.
Kampioni i Gjermanisë i prinë listët me më shumë futbollistë që kanë zërë vend në top katërshen e Euro 2016, ku pesë futbollistë luajnë për kombëtaren gjermane, ndërsa një për atë franceze.
Në vendin e dytë janë plot katër skuadra me nga katër futbollistë, ndër ta: Arsenali, Real Madridi, Sporting Lisbona dhe Crystal Palace.
Me nga tre futbollistë ka po ashtu disa ekipe të mëdha si Juventusi, Liverpooli, Manchester United e Wolfsburg.
Ndërsa, skuadra të mëdha si Barcelona e Atletico Madrid kanë mbetur vetëm me nga një dy respektivisht një futbollistë në garë për Kupën e Evropës.
Skuadrat dhe lojtarët: Bayern Munich - (Neuer, Boateng, Kimmich, Gotze, Muller, Coman). (Tash te Bayerni gjenden edhe Hummels dhe Sanches, por kjo listë është përpiluar duke u bazuar në vendndodhjen e lojtarëve në fillim të 'Euro 2016'). Arsenal - (Koscielny, Giroud, Ozil, Ramsey) Real Madrid - (Kroos, Pepe, Ronaldo, Bale) Sporting - (Rui Patricio, Andre Silva, Joao Mario, William Carvalho) Crystal Palace - (Cabaye, Hennessey, Ledley, J. Williams) Benfica - (Gomez, Eliseu, Sanches (tash te Bayerni)), Juventus - (Evra, Pogba, Khedira), Liverpool - (Can, Ward, Allen), Man United - (Schneiderlin, Martial, Schweinsteiger), Wolfsburg - (Draxler, Schurrle, Vieirinha)









































