Komisioni Evropian tha se hapja e llogarive në rubla në një bankë ruse, me qëllim që të bëhen pagesat për gaz, shkel sanksionet e bllokut kundër Moskës, teksa Brukseli publikoi udhëzimet e reja lidhur me atë se si kompanitë munden që ligjërisht të vazhdojnë të blejnë karburante ruse.
Shtetet dhe kompanitë për javë të tëra kanë kërkuar qartësi se si mund të vazhdojnë blerjen e energjisë ruse, pasi Moska në fund të marsit kërkoi që blerësit e huaj të bëjnë pagesa me rubla për gazin rus ose do të rrezikonin që të shkëputeshin nga furnizimet.
Në udhëzuesin e përditësuar që BE-ja ka publikuar së fundmi, Komisioni Evropian konfirmoi këshillën e mëhershme se sanksionet e BE-së nuk ndalojnë kompanitë që të hapin llogari në banka ruse.
Aty u tha se kompanitë mund të paguajnë për gazin rus, për aq kohë sa këto pagesa i bëjnë me valutën që është përcaktuar në kontratat ekzistuese.
Pothuajse të gjitha kontratat për furnizim që kompanitë nga BE-ja kanë me gjigantin rus të gazit Gazprom, janë në euro ose dollarë.
Por, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të martën se hapja e llogarive në rubla në bankën ruse Gazprombank, do të ishte shkelje e regjimit të sanksioneve të bllokut evropian.
“Kjo shkon përtej indikacioneve që ne i kemi dhënë për shtetet anëtare se çfarë mund të bëjnë nën regjimin e sanksioneve”, tha ky zëdhënës për gazetarët.
Dekreti i presidentit Vladimir Putin thotë se transaksionet mund të kryhen vetëm pasi valutat e huaja të jenë këmbyer në rubla dhe kompanitë duhet të hapin dy llogari në bankën ruse, një në valutë të huaj dhe tjetrën në rubla.
Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë muajin e kaluar, pasi këto dy shtete refuzuan që të paguanin gazin me rubla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre