LAJMI I FUNDIT:

Ja kur do të fillojnë garat profesionale në CS:GO

Ja kur do të fillojnë garat profesionale në CS:GO

Kanë kaluar më shumë se dy javë që nga turneu i fundit profesional në CS:GO.

Kjo pasi ka përfunduar sezoni i garave dhe skuadrat janë duke shijuar pushimet e verës.


Më pak se dy javë kanë mbetur nga fillimi i turneut të parë që nga pushimi veror.

BLAST Premier Fall Groups 2023 do të jetë turneu i radhës në CS:GO, i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Në këtë turne do të garojnë gjithsej 12 skuadra për një grup çmimesh prej 177.500 dollarësh.

Ndërkaq dy javë më vone do të fillojë edhe turneu tjetër, IEM Cologne Play-In, që do të mbahet në Këln të Gjermanisë.

Në këtë turne do të garojnë 16 skuadra dhe tetë më të mirat do të kualifikohen për turneun kryesor IEM Cologne 2023.

Nuk dihet cili do të jetë turneu i fundit në lojën CS:GO, pasi së shpejti pritet të lansohet versioni i ri i lojës Counter-Strike 2. /Telegrafi/