LAJMI I FUNDIT:

J.Lo i dërgon mesazh erotik DiCaprios, mësoni si ia kthen aktori (Video)

J.Lo i dërgon mesazh erotik DiCaprios, mësoni si ia kthen aktori (Video)

Jennifer Lopez mori një mësim të mirë – asnjëherë mos ia jep telefonin James Corden, komikut të emisionit të njohur humoristik, “Carpool Karaoke”, ku këngëtarja ishte e ftuar.

Corden mori telefonin e 46-vjeçares dhe me të i dërgoi një mesazh “të nxehtë” aktorit Leonardo DiCaprio.


j1

“Hej zemër, sot kam dëshirë të argëtohem. Ndonjë sugjerim? Më lajmëro. J.Lo”, shkroi ai në adresë të hamshorit hollivudian, transmeton TCH.

“Tani do të më duhet ta shpjegoj këtë”, deklaroi këngëtarja e njohur, e cila ka interpretuar edhe shumë role në kinema.

Mirëpo, Leo nuk vonoi të kthente përgjigje: “E ke fjalën për sonte, bu bu? Si thua për në pub?”, shkroi aktori fituesi i ‘Oscar’.