LAJMI I FUNDIT:

Izraeli nuk po bën sa duhet për të mbrojtur civilët, thonë OKB-ja dhe BE-ja

Izraeli nuk po bën sa duhet për të mbrojtur civilët, thonë OKB-ja dhe BE-ja

OKB-ja dhe BE-ja thonë se Izraeli nuk po merr masa “adekuate” për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbrojtur civilët.

Pas rritjes së presionit ndërkombëtar, Izraeli ka njoftuar se do të hap “përkohësisht” dy rrugë për ndihmë humanitare, kalimin tokësor në Erez dhe portin e Ashdod.


Megjithatë, sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, këto kalime “nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar vdekjet nga uria në Gazë”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh se “këto synime do të materializohen në mënyrë efektive dhe të shpejtë”, duke theksuar se “kushtet dramatike humanitare kërkojnë një hap të madh në shpërndarjen e ndihmave për shpëtimin e jetës”.

Ndërkohë, bisedimet për një armëpushim të mundshëm thuhet mund të ngecin sërish.

Kjo pasi Hamasi së fundmi ka hedhur poshtë propozimin e Izraelit për shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi të përkohshëm.

“Propozimi izraelit nuk përfshin asgjë të re”, u deklarua Hamasi.

Ndryshe, zyrtarë të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të vazhdojnë bisedimet në Kajro në përpjekje për të arritur një marrëveshje, edhe pse pas refuzimit të Hamasit zyrtarët izraelit mendojnë se nuk ka ndonjë arsye tjetër për të vazhduar negociatat.

Në përpjekje për të stimuluar procesin e marrëveshjes, edhe presidenti amerikan Joe Biden u shkroi letra liderëve të Egjiptit dhe Katarit, duke u bërë thirrje atyre “t’i bëjnë presion Hamasit për të rënë dakord me marrëveshjen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori