LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Pres që ndeshjen e fundit Prishtina të mos ketë më fat

Isufi: Pres që ndeshjen e fundit Prishtina të mos ketë më fat
Bekim Isufi

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, është shprehur optimist para ndeshjes së javës së fundit ndaj Prishtinës që është edhe si finale për titullin e kampionit të Kosovës.

Skuadra e Dritës arriti fitore solide në shtëpi ndaj Trepçës 89′ pas një rikthimi spetakolar.


Teksa u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, tekniku i klubit gjilanas shpreson që në ndeshjen e fundit të mos ketë më fat Prishtina.\

Pamje nga ndeshja në Gjilan, Foto: Telegrafi

Drita ka 66 pikë, kurse Prishtina 63. Dritës i mjafton një humbje me një gol diferencë për t’u shpallur kampion.

“Ne e kryem detyrën. Ishim të fokusuar këtu sepse Trepça ’89 është një ekip shumë i rrezikshëm dhe ka cilësi”.

Raporti i ndeshjes - Drita 3:1 Trepça 89
Lexo po ashtu Raporti i ndeshjes - Drita 3:1 Trepça 89

“Në pjesën e dytë përmirësuam gabimet që i bëmë në pjesën e parë dhe e fituam ndeshjen, e cila ishte shumë e vështirë”.

“Prishtina fitoi në fund përsëri, është një skuadër shumë e fortë dhe nuk është që nuk pritej fitorja e tyre në Prizren”.

“Ne jemi në përparësi në ndeshjen e fundit dhe pres që aty ne të kemi fat e jo Prishtina”, deklaroi Isufi për Supersport. /Telegrafi/