LAJMI I FUNDIT:

Istogu fiton derbin e hendbollit ndaj Ferizajt në Superligën e femrave

Istogu fiton derbin e hendbollit ndaj Ferizajt në Superligën e femrave
(Foto: kosovahandball.info)

KHF Istogu e ka fituar derbin e javës së katërt në Superligën e hendbollisteve.

Të enjten mbrëma, Istogu ka fituar ndaj KHF Ferizajt me rezultat 30-22.


Ndeshja u luajt në Ferizaj. Kështu Istogu ka vazhduar me fitore në elitën e hendbollit kosovar.

Kjo ndeshje është dashur të luhet fundjavën e kaluar, por u shty për shkak të angazhimit evropian të istogaseve.

Si Istogu ashtu edhe Ferizaj janë ndalë në Kupën Evropiane dhe tani mund të koncentrohen plotësisht në garën për titull.