LAJMI I FUNDIT:

Ishte shumë afër Romës, Ziyech: Jam i lumtur që nuk u largova nga Ajaxi atë vit

Ishte shumë afër Romës, Ziyech: Jam i lumtur që nuk u largova nga Ajaxi atë vit

Hakim Ziyech i është bashkuar klubit anglez Chelsea këtë verë nga Ajax Amsterdam.

Sulmuesi maroken në vitin 2018 ka mundur të transferohet te Roma, pasi marrëveshja mes palëve ishte arritur.

Në fund ishte klubi italian që nuk arriti të zyrtarizojë transferimin e marokenit, pasi fillimisht ata duhej të shisnin një nga lojtarët e tyre dhe nuk ia dolën.

Gjithsesi marokeni është rikthyer të flas për atë kohë, duke thënë se ishte i lumtur që qëndroi te Ajax.

“Unë isha shumë afër për t’u bashkuar me një klub tjetër në verën e vitit 2018”.

“Të gjithë e dinë se cili ka qenë ai klub (Roma) dhe nuk kam nevojë më të përmendi emra, por ajo që mund të them është se jam i lumtur që nuk ndodhi ai transferim”, deklaroi Ziyech.

27-vjeçari theksoi se pas qëndrimin në Ajax ai pati dy edicione fantastike me klubin holandez.

“”Që nga ajo kohë unë kam pasur një formë shumë të mirë për dy vite te Ajax dhe ai moment që nuk ndodhi transferimi më ndihmoi të përmirësohem edhe më shumë”.

“Isha shumë i lumtur duke luajtur për Ajaxin, por ishte koha për një hap të ri në karrierë dhe tani jam i lumtur që jam te Chelsea”, përfundoi marokeni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori