LAJMI I FUNDIT:

A ishte ky vallëzimi i fundit për Braithwaite?

A ishte ky vallëzimi i fundit për Braithwaite?

Martin Braithwaite është një nga lojtarët që Barcelona mund të shikojë ta shesë këtë verë, pasi ata përpiqen të zvogëlojnë faturën e tyre masive të pagave.

Megjithatë, reprezentuesi danez nuk ka ndërmend të largohet dhe shkëlqeu në ndeshjen e parë të Barcelonës në LaLiga kundër Real Sociedadit. Sulmuesi shënoi dy gola dhe siguroi një asistim për Sergi Roberton në fitoren 4-2 të skuadrës së tij në Camp Nou.


Trajneri Ronald Koeman zgjodhi tre të parët e Memphis Depay, Antoine Griezmann dhe Braithëaite në atë që ishte ndeshja e parë e Barcelonës pa Lionel Messin.

Koeman ka kërkuar më shumë nga sulmuesit e tij pas largimit të Messit dhe Braithwaite me siguri u ngrit në këmbë.

“Jam vërtet i lumtur pasi donim të fitonim dhe e kemi bërë këtë”, ka thënë Braithwaite pas ndeshjes.

“Ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët. Njerëzit prisnin shumë nga ne dhe ne kemi punuar shumë për t’u dhënë atyre atë që donin”.

Braithwaite tërhoqi vëmendje me vallëzimin e tij festiv
Lexo po ashtu Braithwaite tërhoqi vëmendje me vallëzimin e tij festiv

Ish-lojtari i Leganes mund të shitet, por ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në klub pas një Kampionati të mirë Evropian me Danimarkën.

“Ka qenë një verë e mirë,” vazhdoi ai. “Unë kam rikthyer besimin tim dhe po ndihem mirë tani. Jam i sigurt se do të vazhdoj të përmirësohem gjatë gjithë sezonit”.

Koeman ende po i kërkon klubit që të marrë në konsideratë sjelljen e një lojtari tjetër sulmues në këtë afat, pavarësisht vështirësive financiare me të cilat po përballen aktualisht.

“Njerëzit në klub janë të vetëdijshëm se ne jemi me mungesa në sulm”, ka deklaruar Koeman. “Jemi duke kërkuar, por gjithçka varet nga fair-play financiar”.

Një gjë është e sigurt, sidoqoftë, që është se Braithwaite do të bëjë gjithçka që mundet për të bindur trajnerin e tij se ai meriton një vend në këtë skuadër të Barcelonës.

Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, megjithatë, atëherë momenti i tij më i mirë në fanellën katalunase i sezonit mund të ketë qenë i fundit i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori