LAJMI I FUNDIT:

Ishte dënuar me burgim për shkak të bashkëjetesës me një të mitur – policia vë në pranga gjilanasin

Ishte dënuar me burgim për shkak të bashkëjetesës me një të mitur – policia vë në pranga gjilanasin
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në Gjilan, ka njoftuar se të dielën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.


“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/