LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Liverpoolit mashtroi me mjeshtëri Macronin, presidenti i Francës e faulloi ashpër atë

Ish-ylli i Liverpoolit mashtroi me mjeshtëri Macronin, presidenti i Francës e faulloi ashpër atë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mori pjesë në ndeshjen humanitare të futbollit “Pièces jaunes”, e cila u mbajt për financimin e projekteve për të mbështetur fëmijët dhe adoleshentët e shtruar në spital.

Në ndeshjen që u luajt në Plaisir, gjyqtare kryesore e ndeshjes ishte Stephanie Frappart, ku morën pjesë legjenda të futbollit si Didier Deschamps, Didier Drogba, Christian Karembeu dhe Eden Hazard.

Macron shënoi gol nga penalltia në një ndeshje që përfundoi me rezultat 5-2 në favor të skuadrës së tij.


Megjithatë, ajo që “fitoi” në rrjetet sociale ishte lëvizja e ish-lojtarit të Liverpool-it, El-Hadji Diouf kundrejt tij.

Senegalezi bëri disa driblime dhe ia futi topin nën këmbë Macronit, i cili nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të faullonte Dioufin.

Përveç Liverpoolit, Diouf luajti për Sochaux, Rennes, Lens, Bolton, Sunderland, Blackburn, Rangers dhe Doncaster, Leeds dhe Sabah.

Ai luajti 70 ndeshje për kombëtaren e Senegalit dhe shënoi 24 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

As Messi as Ronaldo, ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave sipas Donald Trump

Ndërkombëtare
Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

La Liga
Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori