LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Sipas një raportimi nga gazeta holandeze De Telegraaf, lojtari i PSV-së i cili është diagnostikuar me tuberkulozë është Lucas Perez.

Sulmuesi spanjoll është futur në izolim dhe ka pak shanse të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.

De Telegraaf ka raportuar se Lucas Perez i PSV-së po vuan nga tuberkuloza. Klubi kishte njoftuar për një rast të tillë të hënën, ndërsa gazeta zbuloi se lojtari i prekur është Perez.


“Një nga lojtarët e PSV-së është diagnostikuar me tuberkulozë aktive. Lojtari në fjalë ndihet sipas kushteve momentale. Edhe pse mundësia e infeksioneve të mëtejshme është e ulët, situata monitorohet nga afër sipas protokolleve standarde,” u tha në njoftimin e klubit, i cili nuk tregoi identitetin e lojtarit.

Më pas, De Telegraaf publikoi një raport ku konfirmohet se Lucas Perez është i prekur, duke thënë se ai nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit.

“Personi në fjalë do të duhet të qëndrojë në izolim për tre deri në katër javë dhe t’i nënshtrohet trajtimit me antibiotikë. Kjo ka një ndikim të madh në gjendjen fizike të lojtarit. Ai do të mungojë për një kohë të gjatë dhe është shumë e dyshimtë që të mund të luajë përsëri këtë sezon”.

PSV-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke filluar nga hetimi i burimit të infeksionit, si dhe njoftimi i të gjithë palëve të përfshira.

“Për momentin, nuk ka asnjë tregues se njerëzit në afërsi të lojtarit të prekur nga kjo sëmundje janë infektuar. Klubi nuk është i autorizuar të japë më shumë detaje për identitetin e anëtarit të prekur,” thuhej tutje në njoftimin e klubit.

Tuberkuloza është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një bakter që zakonisht prek mushkëritë dhe mund të përhapet përmes ajrit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Sport
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

La Liga
Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Chelsea në kontakt të rregullt me agjentin e yllit të Barcelonës

Ndërkombëtare
Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Dalin pamjet: Shikoni se si Gavi festoi në fytyrën e yllit të Real Madridit pas triumfit në ‘El Clasico’

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ancelotti zbulon gabimin e Real Madridit që i kushtoi me humbje të finales ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori