LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtar amerikan dhe luftëtar i MMA – kush është truproja e Lionel Messit që ka pushtuar rrjetet sociale

Ish-ushtar amerikan dhe luftëtar i MMA – kush është truproja e Lionel Messit që ka pushtuar rrjetet sociale

Identiteti i truprojës së Lionel Messit është zbuluar pasi ai u bë viral së fundmi me punën e tij të përpiktë duke ndjekur yllin argjentinas në çdo vend të fushës dhe jashtë saj.

Messi vazhdoi ecurinë e tij mahnitëse dhe pa humbje te Inter Miami të mërkurën mbrëma duke e udhëhequr klubin në një finale të dytë të kupës.


Inter Miami barazuan 3-3 me FC Cincinnati në një ndeshje prej 120 minutash, përpara se të fitonin 5-4 në penallti për të krijuar një përballje finale të US Open US me Houston Dynamo.

Messi asistoi dy herë shkëlqyeshëm për Leonardo Campana, duke përfshirë golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë, për të detyruar vazhdimet.

Dy asistimet e Lionel Messit kompletojnë rikthimin fantastik të Inter Miamit dhe kualifikimin në finalen e Kupës
Lexo po ashtu Dy asistimet e Lionel Messit kompletojnë rikthimin fantastik të Inter Miamit dhe kualifikimin në finalen e Kupës

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë vrapoi për të festuar me shokët e tij të skuadrës dhe tifozët vunë re truprojën duke shikuar poshtë vijës së kontaktit për të qëndruar pranë tij.

Truproja u pa edhe me Messin në fushë pas ndeshjes dhe shkon në ekstreme për të mbrojtur yllin argjentinas.

Ai e pret që Messi të zbresë nga autobusi i skuadrës dhe ndjek çdo hap të tij – edhe kur ndeshja zhvillohet.

Në fushë, rrugë e gjithandej - bëhet viral truproja që e ndjek hap pas hapi Messin
Lexo po ashtu Në fushë, rrugë e gjithandej - bëhet viral truproja që e ndjek hap pas hapi Messin

Kishte shumë kuriozitet nga tifozët se kush është individi dhe si ka ardhur në mendje lojtari më i madh në historinë e futbollit.

Burri i sigurisë tani është zbuluar se quhet Yassine Chueko, me gazetën argjentinase La Nacion duke dhënë detaje rreth prejardhjes së tij.

Chueko, një ish-ushtar amerikan thuhet se është përzgjedhur personalisht nga bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham.

Ai besohet të jetë një ish-pjesëtar i marinës (NAVY SEAL) që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, por gjithashtu ka përvojë të gjerë në sportin e MMA.

View this post on Instagram

A post shared by Yassine . (@yasstcheuko)

Ai fitoi luftën e tij të parë profesionale në Tajlandë në raundin e parë, duke siguruar përfundimin për 1 minutë e 30 sekonda.

Chueko është i aftë në shumë arte marciale dhe rregullisht poston pamjet e tij duke u stërvitur në llogarinë e tij në Instagram, ku Messi dhe Sergio Ramos janë në mesin e 113,000 ndjekësve të tij.

Rodrigo De Paul është përshkruar gjithmonë si truproja personale e Messit, por Chueko tani është mbrojtësi kryesor i tij dhe nuk do të dëshironit ta kalonit atë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Yassine . (@yasstcheuko)

View this post on Instagram

A post shared by Yassine . (@yasstcheuko)

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori