LAJMI I FUNDIT:

Në fushë, rrugë e gjithandej – bëhet viral truproja që e ndjek hap pas hapi Messin

Në fushë, rrugë e gjithandej – bëhet viral truproja që e ndjek hap pas hapi Messin

Lionel Messi ka një truproje personale te Inter Miami dhe ai shkon absolutisht kudo me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Muajin e kaluar, u konfirmua se Messi do të braktisë futbollin evropian duke u larguar nga Paris Saint Germain për skuadrën e MLS, Inter Miami.


Që nga ardhja e Messit, Inter Miami ka qenë i pamposhtur dhe së fundmi ka fituar trofeun e parë duke fituar Kupën e Ligës duke mposhtur ekipin Nashville.

Argjentinasi gjithashtu e kaloi ekipin e tij në finalen tjetër të madhe të US Open Cup, duke rikthyer ekipin e tij nga humbja 2-0 në një barazim dramatik 2-2 falë dy super asistimeve dhe më vonë një goli nga penalltia.

Dy asistimet e Lionel Messit kompletojnë rikthimin fantastik të Inter Miamit dhe kualifikimin në finalen e Kupës
Lexo po ashtu Dy asistimet e Lionel Messit kompletojnë rikthimin fantastik të Inter Miamit dhe kualifikimin në finalen e Kupës

36-vjeçari ka shënuar dhjetë gola dhe tri asistime në tetë ndeshjet e tij të para dhe ‘Messi-Mania’ tashmë është e dukshme, me të gjithë të etur të flasin apo të fotografohen me të.

Inter Miamit i është dashur të rrisë masat e sigurisë që kur Messi erdhi dhe ajo që bie në sy është sjellja e një truproje që e ndjek vërtet Messin kudo që ai shkon.

Siç tregojnë videot në mediat sociale, një zotëri i madh dhe me pamje të frikshme e ndjek kudo yllin argjentinas. Sapo Messi zbret nga autobusi i ekipit, ai është aty duke pritur për ta shoqëruar në stadium apo edhe gjatë ndeshjeve brenda fushës.

Edhe fansat që bëjnë foto dhe kërkojnë autografe, roja, i veshur me një fanellë të Inter Miami, siguron që ata të mos afrohen shumë.

Në fakt, ai madje është parë duke ndaluar tifozët të prekin legjendën e Barcelonës dhe me mirësjellje i ka larguar duart nga supi i Messit.

Kur Messi del për ngrohje, ai është gjithmonë në punë duke e shikuar situatën. Dhe pastaj edhe me ndeshjet që zhvillohen, truproja nuk është kurrë shumë larg, pasi e ndjek në vijë të fushës sikurse të ishte një gjyqtar anësor.

Videot e truprojës së Messit janë bërë virale tashmë duke pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori