LAJMI I FUNDIT:

Ish-senatori italian, Rizzi: Kim Jong-un është tifoz i Interit, nuk guxoja t’i flisja për Juventusin  

Ish-senatori italian, Rizzi: Kim Jong-un është tifoz i Interit, nuk guxoja t’i flisja për Juventusin  
Foto: The Sun

Kim Jong-Un është një tifoz i pasionuar i Interit ka thënë politikani italian Antonio Razzi, i cili shmangi diskutimin me të për Juventusin në interes të “paqes botërore”.

Është mediumi italian Tuttosport që ka bërë këtë zbulim të çuditshëm në lidhje me dashurinë e diktatorit korean-verior për Interin.

Ky zbulim erdhi nga intervista e ish-senatorit italian, Razzi, në të cilën tregoi një takim të tij gjatë kohës në qeverinë italiane të Silvio Berlusconi.

Antonio Razzi është mik i afërt me Kim Jong-un

“Gjithçka filloi në vitin 2011, viti kur Kim mori nga babai i tij Kim Yong Il detyrën si Udhëheqës suprem i Koresë së Veriut”, ka thënë fillimisht Razzi.

Diktatori korean ndiqte shpesh Interin gjatë studimeve të tij në Zvicër

“Ju e dini se si i ri ai kishte studiuar në Bern dhe shkonte në San Siro për të parë Interin dhe Milanin?”

“Ai me të vërtetë e pëlqen futbollin italian dhe vlerëson aftësitë tona teknike. Ai mbështet Interin”.

Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister - Ai është nën urdhrat e Kim Jong-un dhe me pagat e tij financohet shteti (Foto)
Lexo po ashtu Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister - Ai është nën urdhrat e Kim Jong-un dhe me pagat e tij financohet shteti (Foto)

“Unë jam një tifoz i madh i Juventusit. Kurrë nuk kemi folur për këtë, sepse ekziston shumë rivalitet mes Interit dhe Juventusit, kështu që unë nuk doja të krijoj ndonjë arsye për të humbur. Pati paqen në botë këtu, në fund të fundit!”

“Mendova për veten time, ‘Anto, mos flisni për Juven me një Interistë, përndryshe ai do t’ju gjuajë!”, përfundoi ish-senatori italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori