LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister – Ai është nën urdhrat e Kim Jong-un dhe me pagat e tij financohet shteti (Foto)

Juventusi e do Kwang Song Hanin, por sulmuesi i Koresë së Veriut është plot mister – Ai është nën urdhrat e Kim Jong-un dhe me pagat e tij financohet shteti (Foto)

Ai është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në Itali, ndërsa prej kalimit të tij te Cagliari, ai ka magjepsur pothuajse të gjithë me paraqitjet e tij. 

Kwang Song Han ka qenë në huazim te Perugia, por është rikthyer në klubin e tij. Së fundmi janë hapur shumë thashetheme se edhe Juventusi e ka futur në orbitën e tij.


Sulmuesi 19-vjeçar ka zhvilluar dy ndeshje me fanellën e Kombëtares së tij, por nuk është ky problemi i vetëm.

Han me fanellën e Kombëtares së tij

Kim Jong-un dëshiron që vendi i tij, Koreja e Veriut, të bëhet superfuqi në futboll dhe sulmuesi i Cagliarit është në qendër të këtij projekti, pasi në shtetin komunist ai është kthyer në një idhull për shumë të rinj që luajnë futboll.

Ai ka lindur në Penian, ndërsa për talentin e tij kishte rënë në sytë e Barcelonës që në moshën e vogël.

Por senatori italian Antonio Razzi, që është mik i ngushtë me diktatorin e mori në Itali.  Ai i bindi drejtuesit e Cagliarit për të nënshkruar me të.

Pjesë e Peruigias sezonin e shkuar

Por çështja e tij është shumë komplekse dhe nuk është një përrall e bukur.

Këtë e konfirmon edhe mos pjesëmarrja e tij në emisionin e njohur italian ‘Domenica Sportiva’. Ai mori një telefonat që thuhet se ka qenë nga ministrat e Kim Jong-un, i cili i kërkoi të mos dal në televizionit italian.

Ai është kthyer te Cagliari

“Një telefonatë nga një ministër, emrin e të cilit nuk dimë ende, anuloi gjithçka”, ka zbuluar muaj më parë presidenti i Perugias, Massimiliano Santopadre.

Mësohet se dalja në atë emision përveç se mund t’i kushtonte me karrierën e tij, ai mund të rikthehej në atdhe dhe do të përjetonte më të keqën, për të dhe familjen e tij.

Lideri komunist i Koresë së Veriut

Edhe Cagliari ka dhënë një informacion shumë të rëndësishëm për lojtarin. Klubi konfirmon se një pjesë e madhe e pagës së tij dërgohet në Korenë e Veriut, kjo pasi shteti kontrollon paratë e njerëzve të tij që punojnë jashtë vendit.

Madje një pjesë e pagës së tij shkon në financim të shtetit, që prodhon edhe raketa atomike.

Hero dhe idhull i fëmijëve në vendin e tij

Juvenusi mund të ndryshojë mendim për lojtarin, i cili e ka talentin, por edhe shumë mistere dhe pikëpyetje nga vendi që vjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori