LAJMI I FUNDIT:

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki flet për ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki flet për ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë
Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka analizuar ndeshjet e “Dardanëve” mes Moldavisë dhe Greqisë që do të zhvillojë gjatë këtyre ditëve.

Kosova sot luan ndaj Moldavisë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga ora 20:45.


Bunjaki e sheh Kosovën favorite për ndeshjen kundër Moldavisë, derisa e ka komentuar edhe ndeshjen ndaj Greqisë.

Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Në fakt, pas një kohe të gjatë, Kosova fillon ndeshjet dhe kjo është gjë e mirë. Si të gjitha ekipet edhe Kosova ka një kohë të gjatë të pauzës dhe mezi presim ta shohim formën e tyre. Moldavia, është kundërshtari me i dobët ne letër, por duhet të kemi respekt edhe ndaj një kundërshtari të tillë”.

“Nuk mendoj që Kosova do të ndryshojë stilin e lojës dhe jo ndaj një ekipi me të dobët se ne. Kosova do të ketë një mundësi të mirë të luajë lojën e vet dhe me ritmin që ka treguar mendoj që do të kalojë edhe më mirë se që kemi menduar, por duhet pasur kujdes sepse edhe ekipet më të dobëta dinë të befasojnë”.

“Befasitë ekzistojnë, por Kosova është më kualitative dhe është një mundësi e mirë që të fillojmë me një kundërshtar më të lehtë në letër, që më pas të jemi gati ndaj një kundërshtari më të fortë”, ka thënë Bunjaki në “Klan Kosova”.

Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bunjaki u ndal edhe te ndeshja me Greqinë, duke e vlerësuar më lartë këtë kundërshtarë. “Greqia është më e mirë se Kosova, por nuk është një kundërshtar i pamundshëm për t’u mposhtur”, shtoi ai.

Ndryshe, ndeshja Moldavi – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori