LAJMI I FUNDIT:

Ish-partnerja, Kate Moss merr pjesë në koncertin e Johnny Depp në Londër

Ish-partnerja, Kate Moss merr pjesë në koncertin e Johnny Depp në Londër

Modelja Kate Moss mori pjesë në koncertin ‘rock’ të Johnny Depp të martën në Londër, teksa është në pritje të një vendimi në padinë e tij prej 50 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Ishte performanca e tretë e Depp së bashku me kitaristin legjendar Jeff Beck, dhe ai ftoi Moss si të ftuarën e tij speciale.


Fotografitë e postuara në internet tregojnë Depp në skenën e Royal Albert Hall të martën – një ditë pasi mori një ovacion në këmbë në të njëjtin vend.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, në ShBA ka përfunduar dita e dytë e diskutimeve në çështjen e Depp kundër Heard.

Moss, e cila ishte në lidhje me Deppin në vitet 1990, dëshmoi në gjyq duke treguar se aktori nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm ndaj saj, pasi biondja deklaroi se dikur e kishte shtyrë ikonën e modës poshtë shkallëve.

Johnny Depp befason me shfaqjen në koncertin e Jeff Beck në Angli duke festuar përfundimin e gjyqit
Lexo po ashtu Johnny Depp befason me shfaqjen në koncertin e Jeff Beck në Angli duke festuar përfundimin e gjyqit

Pas argumenteve përfundimtare, Johnny u nis për në Angli duke iu rikthyer normalitetit.

Foto: Getty Images

I njëjti paditi aktoren amerikane për një shkrim të bërë në Washington Post pasi pretendoi se ishte viktimë e dhunës në familje.

Heard në anën tjetër ka qëndruar në zonën e DC dhe planifikon të jetë e pranishme për vendimin, tha një burim i afërt me ekipin e saj për Fox News Digital.

Pritet në vazhdim që të merret një vendim për gjyqin e dyshes së famshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori