Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest, ka deklaruar se disa nga ish-bashkëlojtarët e tij nuk e kanë kuptuar vendimin e klubit për ta larguar.

Mbrojtësi i SHBA-së kaloi dy sezone në ‘Camp Nou’, përpara një periudhe huazimi te Milan, dhe më pas u transferua përfundimisht te PSV Eindhoven në vitin 2023.


Dest zhvilloi 72 ndeshje me Barcelonën, shënoi tri gola dhe dhuroi katër asistime, pas transferimit prej 21 milionë eurosh nga Ajax. Ai shpjegoi se do të ishte i hapur për një rikthim te gjiganti katalanas.

“Nënshkrimi me Barcën do të ishte ende një ëndërr. Stili i lojës i Hansi Flick është i jashtëzakonshëm. Mendoj se do të përshtatesha shumë mirë”, tha ai për NPO Radio, përmes Sport.

Megjithatë, pasi doli jashtë planeve nën drejtimin e Xavi Hernandez, Dest u largua në formë huazimi dhe më pas iu bashkua PSV-së si lojtar i lirë, pas një huazimi të dytë.

Dest shtoi se Ronald Araujo dhe Frenkie De Jong mendonin se ai ishte i përshtatshëm për blaugranasit.

“Fola me Araujo para disa kohësh pas ndeshjes SHBA–Uruguai dhe patëm një bisedë të mirë. Ai më tha se ai dhe Frenkie ndonjëherë komentojnë se nuk e kuptojnë pse u shitja, sepse do të përshtatesha shumë mirë këtu”, ka thënë Dest.

Dest ka kontratë deri në vitin 2028, por ka pranuar se po kërkon një lëvizje këtë verë.

“Mendoj se PSV është një klub i madh, prandaj historia e një klubi tjetër duhet të jetë e mirë. Por dua të vazhdoj ta sfidoj veten”.

“Kjo lidhet edhe me Eredivisien. Dua të kem mundësi të përmirësohem çdo javë në një ligë më të madhe dhe të garoj kundër më të mirëve”, ka deklaruar futbollisti amerikan./Telegrafi/

telegrafi sport app