LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura i lajmërohet reperit të famshëm Drake: Më ke lënë shtatzënë! (Foto)

Ish-e dashura i lajmërohet reperit të famshëm Drake: Më ke lënë shtatzënë! (Foto)

Reperi i famshëm Drake vazhdon të jetë shumë i përfolur në mediat rozë.

Së fundmi, emri i tij lakohet në një skandal të madh, pasi një femër e quajtur Layla Lace (Laquana) pretendon se është lënë shtatzënë nga reperi.


Në vilën tetë milionë dollarëshe të reperit Drake (Foto)
Lexo po ashtu Në vilën tetë milionë dollarëshe të reperit Drake (Foto)

Ndërkohë ky i fundit sipas saj tani nuk i përgjigjet telefonatave dhe mesazheve, për të neglizhuar kështu përgjegjësinë e tij, shkruan Telegrafi.

Layla për të dokumentuar këtë fakt ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, të cilat dëshmojnë dërgimin e mesazheve në adresën e reperit Drake.

Mesazhet e Layla Lace me reperin e famshëm Drake.

Ndërsa MTO News, ka siguruar edhe fotografitë e testit të shtatzënisë së modeles, test i cili është bërë me 17 prill. /Telegrafi/

Testi i shtatzënisë së Layla Lace, e cila pretendon se fëmijun e ka me reperin Drake.