Simone Inzaghi lavdëroi Interin për shpirtin e tyre ekipor dhe unitetin pas fitores së tetë radhazi për të mundur Lazion dhe ndihet i përgatitur për Superkupën me Juventusin.

Biancocelesti kishte qenë skuadra e vetme e Serie A që i mundi ata deri më tani këtë sezon, por Alessandro Bastoni shënoi një dhe asistoi një tjetër për Milan Skriniar në këtë fitore 2-1, pas barazimit të përkohshëm të Ciro Immobile.

Rezultati i lejon Nerazzurrët të rikthejnë vendin e tyre në krye të tabelës, edhe pse kanë një ndeshje më pak.

Interi vazhdon me fitore, mposht Lazion dhe rikthehet në krye Interi vazhdon me fitore, mposht Lazion dhe rikthehet në krye

“Natyrisht, ne donim ta nisnim vitin 2022 me fitore. Nuk ishte e lehtë ndaj një ekipi me cilësi, i cili është i mirëorganizuar dhe pavarësisht ndeshjes së të enjtes ishte ende i mprehtë fizikisht”, ka deklaruar Inzaghi.

“Nëse shikojmë statistikat fitorja e Interit ishte e merituar dhe jam i lumtur. Kemi një lojë masive të mërkurën në stadiumin tonë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’u përgatitur”.

Interi do të presë Juventusin në Superkupën e Italisë të mërkurën, përballja mes mbajtësve të Scudettos dhe fituesve të Kupës së Italisë.

“Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj. Ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse të gjithë antagonistët tanë fituan sot, kështu që nuk ka kohë për t’u ndalur dhe për të menduar, vetëm duhet të vazhdojmë të fitojmë”, shtoi më tej ai.

“Kjo ishte ndeshja jonë e parë e vitit pas një pauze të gjatë dhe ekzistonte rreziku që të mos ishim në formë, por unë i përgëzova djemtë për paraqitjen e tyre”.

Hakan Calhanoglu u pezullua, por Roberto Gagliardini u zgjodh në vend të Arturo Vidal në formacionin fillestar.

Notat e lojtarëve: Inter 2-1 Lazio, Bastoni me vlerësim të lartë Notat e lojtarëve: Inter 2-1 Lazio, Bastoni me vlerësim të lartë

“Jam mbi të gjitha krenar që të gjithë ndihen kaq të përfshirë. Të shohësh Vidalin dhe Gagliardinin të bëjnë aq mirë kundër Torinos dhe Lazios, pavarësisht se nuk luajnë çdo ndeshje, kjo do të thotë shumë. Kjo tregon se ky është një ekip i mrekullueshëm dhe të gjithë rriten”.

“Unë kam qenë një sulmues, kështu që e di që ju gjithmonë dëshironi të luani, por të gjithë janë një burim për klubin dhe gati për të luajtur”, ka shtuar më tej Inzaghi. /Telegrafi/