LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje

Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje

Juventus dhe Inter, do të përball dy skuadrat që udhëheqin kampionatin dhe konsiderohen si rival për titull këtë sezon.

Kjo pasi pas 12 javësh, diferenca është vetëm dy pikë në favor të Interit.


Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se ndeshja ndaj Juventus nuk mund të jetë vendimtare për fatet e titullit.

“Do të jetë një ndeshje e madhe, luan vendi i parë me vendin e dytë. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, përballen dy skuadra që janë të ngjashme dhe që kanë marrë shumë pikë deri në këtë fazë të kampionatit”.

“A e prisje këtë Juventus? Sigurisht që po, kanë një trajner të shkëlqyer si Allegri. Juventus ka një skuadër shumë të mirë dhe ata duan të fitojnë gjithmonë. Këtë vit kanë edhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet pasi nuk janë në Evropë, e dimë të gjithë që ky është një avantazh i madh. Megjithatë, ne nuk fshihemi dhe i dimë shumë përgjegjësitë dhe objektivat tonë”.

“Ndaj Juventus nuk do të jenë Bastoni dhe Pavard, ndërsa më duhet të vlerësoj gjendjen e Cuadrados dhe Sanches. Cuadrado është një lojtar i madh, por iu shfaqën disa probleme në tendinë të cilat nuk i ka pasur kurrë më parë. Kjo na ka penalizuar”.

“E përsëris që ndeshja me Juventus nuk do të jetë vendimtare. Do të jetë e rëndësishme kjo kuptohet, por mbeten edhe shumë sfida të tjera për t’u luajtur”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori