LAJMI I FUNDIT:

Interit i kërkohet të shesë dy lojtarë pas humbjes turpëruese nga Milani në Coppa Italia

Interit i kërkohet të shesë dy lojtarë pas humbjes turpëruese nga Milani në Coppa Italia

Humbja 3-0 e Interit kundër rivalëve të Milanit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma ka bërë që Interi të shesë dy nga lojtarët në formacionin e tyre titullar, pasi Mehdi Taremi dhe Kristjan Asllani vazhduan të paraqiten nën nivel.

Një dygolësh nga Luka Jovic dhe një i minutës së 85-të nga Tijjani Reijnders e eliminuan Interin nga Kupa e Italisë dhe gjithashtu i dhanë fund shpresave të tyre për të rikrijuar sezonin e famshëm të triletës së Jose Mourinhos në vitin 2010.

Pavarësisht se qëndron në krye të renditjes në Serie A dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Interi nuk ka mundur të mposht Milanin e vendit të nëntë në asnjë nga pesë takimet e tyre këtë sezon: Dy barazime dhe tre humbje.


Rezultati i së mërkurës ishte humbja më e rëndë e sezonit dhe vetëm hera e tretë që Interi ka pësuar tre ose më shumë gola në një ndeshje këtë sezon: i pari në barazimin 4-4 me Juventusin, i dyti në finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit (3-2).

La Gazzetta dello Sport e cilësoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë si ’90 minutat më të këqija të sezonit’ të Interit.

Gazeta italiane gjithashtu kritikoi Taremin dhe Asllanin, të cilët ata pretendojnë se kanë dështuar vazhdimisht të kenë ndikim gjatë kohës së tyre në Giuseppe Meazza.

Ky medium shkon aq larg sa rekomandon që të dy të largohen gjatë afatit kalimtar të verës. Asllanit i kanë mbetur edhe tre vite në kontratën aktuale, ndërsa Taremi, i cili u transferua i lirë në verë, ka edhe dy të tjera.

Duke qenë se Interi nuk investoi një shumë të konsiderueshme në një tarifë transferimi për Taremin, artikulli i së enjtes sugjeron se Nerazzurrët mund të tundohen të lënë iranianin të largohet për sa kohë që ata gjejnë një klub të gatshëm të paguajë pagën e tij plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

La Liga
Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Përfaqësueset
Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Ligat tjera
Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Liga Premier lëshon deklaratë zyrtare për golin e anuluar të Harry Maguire

Premier League

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari

Premier League
Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Evertoni zbulon emrin zyrtar të stadiumit të tyre të ri dhe tifozët e quajnë atë 'më të keqin ndonjëherë'

Premier League
Kalo në kategori