LAJMI I FUNDIT:

Interi i vendos çmimin Politanos

Interi i vendos çmimin Politanos
Matteo Politano (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klubi italian, Interi është gati të shesë mesfushorin sulmues, Matteo Politano, nëse ndonjë klub paguan shifrën e kërkuar për të.

Politano ka luftuar për të luajtur nën urdhrat e Antonio Contes këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar, ku të dyja ishin në muajin shtator.


Situata e tij ka bërë që lojtari të mendoj largimin, ndërsa edhe Nerazzurrët janë pajtuar me largimin e tij.

Napoli dhe Interi mendojnë shkëmbimin Ghoulam-Politano
Lexo po ashtu Napoli dhe Interi mendojnë shkëmbimin Ghoulam-Politano

Roma besohet se është i interesuar për 26-vjeçarin, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Fiorentina dhe Napoli.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi është i gatshëm ta shesë Politanon këtë muaj, nëse ndonjëri klub paguan 25 milionë euro.

Politano gjithashtu është përfolur edhe si kartë e ndonjë shkëmbimi të mundshëm me mbrojtës të majtë si Leonardo Spinnazola apo Fauzi Ghoulam. /Telegrafi/