LAJMI I FUNDIT:

Interi tregon çmimin për Murillon

Interi tregon çmimin për Murillon

Mbrojtësi kolumbian, Jeison Murillo është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë.

Talenti i Interit, ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, duke i sjellë siguri të madhe në mbrojtje trajnerit Roberto Mancini.


Por skuadra italiane mund të mbetet pa të, pasi për Murillon interesim kanë shprehur skuadra të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester United.

Sipas medieve italiane Interi mund ta lë të lirë të largohet Murillion, mirëpo kërkon të fitojë shumë nga ai.

Pasi është blerë nga Granada vitin e kaluar për tetë milionë euro, çmimi minimal për tu larguar nga Interi është 25 milionë euro për Murillon. /Telegrafi/