LAJMI I FUNDIT:

Interi sot përfundon transferimin e Emre Mor?

Interi sot përfundon transferimin e Emre Mor?

Mediat italiane raportojnë se Interi mund të nënshkruajë gjatë ditës së sotme (e premte) me anësorin sulmues të Borussia Dortmundit, Emre Mor.

Sipas një gazetari të mediumit Il TempoTele Radio Stereo, Interi janë në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për Emre Mor.


Agjenti: Emre Mor do t’i bashkohet Napolit ose Romës brenda 48 orëve
Lexo po ashtu Agjenti: Emre Mor do t’i bashkohet Napolit ose Romës brenda 48 orëve

Kjo mund të ndodh, me gjithë raportet se lojtari turk ishte afër Fiorentinës, Napolit dhe Romës gjatë javës së kaluar.

Mor, 20 vjeç, u bashkua me Borussia Dortmundin vetëm verën e kaluar, por bëri vetëm 19 paraqitje në 2016-17 për shkak të një numri të theksuar të lëndimeve.

Turku kryesisht është një anësor i djathtë, por lojtari që luan me këmbë të majtë mund të luajnë gjithashtu në krahun e kundërt ose në pas sulmuesit klasik. /Telegrafi/