LAJMI I FUNDIT:

Interi shkatërron Romën në ‘Olimpico’, mbetet në kontakt me kreun

Interi shkatërron Romën në ‘Olimpico’, mbetet në kontakt me kreun

Interi ka marr një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Roma në Olimpico me rezultat 3-0.

Kampionët aktual e mbyllën ndeshjen në pjesën e parë duke shënuar tri herë.


Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu në minutën e 15-të të ndeshjes që gjuajti topin shkëlqyeshëm nga këndi, dhe meqë nuk e preku askush gjatë rrugës për në portë, ai shkoi nën këmbët e Rui Patricios për 1-0.

Zikaltërit nuk u ndalën dhe gjetën golin e dytë në minutën e 24-të me sulmuesin në top formë Edin Dzekon (2-0).

Në minutën e 39-të, skuadra e Simone Inzaghit mbylli llogaritë me këtë ndeshje, kur Denzel Dumfires shënoi për 3-0.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste për gol, pasi që Interi kishte rezultatin, ndërsa Roma ishte e dëshpëruar me atë që tregoi në fraksionin e parë.

Interi mori fitoren e katërt rresht dhe me 37 pikë aktualisht është në vendin e tretë në renditje, ndërsa Roma mbetet e pesta me 25 pikë, por në rrezik të bie më poshtë pasi kundërshtarët e saj kanë ndeshje nesër. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore