LAJMI I FUNDIT:

Interi rivalizon Milanin dhe Chelsean për Bernard

Interi rivalizon Milanin dhe Chelsean për Bernard
Bernard (Getty Images)

Klubi italian, Interi vazhdon ta ndjek me kujdes yllin brazilian, Bernard.

Bernard ka lënë skuadrën ukrainase, Shakhtar Donetsk, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën kur ajo ka skaduar në muajin qershor.


Transferimi i tij si një lojtar i lirë i ka joshur shumë ekipe të mëdha evropiane, të cilat e duan për sezonin e ri.

Chelsea, favorit për të nënshkruar me Bernardin si lojtar të lirë
Lexo po ashtu Chelsea, favorit për të nënshkruar me Bernardin si lojtar të lirë

Chelsea, Arsenali dhe West Ham janë skuadrat nga Liga Premier që kanë shfaqur interesim për të.

Bernard (Getty Images)

Në anë tjetër, në Serie A janë gjigantët nga San Siro, Milani, të cilët janë takuar edhe me agjentin e tij për një transferim të Bernard.

Por, tani Interi i është rikthyer garës për transferimin e yllit brazilian dhe po shqyrton nëse do të bëjë një lëvizje këtë javë.

Milani takon agjentët e Bernardit
Lexo po ashtu Milani takon agjentët e Bernardit

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët janë të gatshëm të luftojnë me rivalët e Milanit për të nënshkruar me Bernardin si transferim i lirë.

Ndryshe, 25-vjeçari mund të luaj në të dy krahët e sulmit dhe si sulmues i dytë. /Telegrafi/