LAJMI I FUNDIT:

Interi preferon Alaban më shumë se Emerson Palmierin

Interi preferon Alaban më shumë se Emerson Palmierin

Synimi i vërtetë i krahut të majtë të Interit thuhet se është David Alaba dhe drejtuesit e italianëe tashmë e kanë takuar dy herë yllin e Bayern Munichut.

Interi tashmë ka bërë një transferim të madh duke nënshkruar Achraf Hakimin për rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe thuhej se donin që Emerson Palmieri të forconte krahun tjetër.


Sidoqoftë, SportMediaset ka lëshuar një ‘top bombe’ këtë pasdite, duke deklaruar se zgjedhja e parë e Nerazzurrëve për krahun e majtë është austriaku Alaba.

Me ardhjen e Hakimit dhe dy transferime të tjera të mëdha, kështu pritet të duket Interi i sezonit të ardhshëm
Lexo po ashtu Me ardhjen e Hakimit dhe dy transferime të tjera të mëdha, kështu pritet të duket Interi i sezonit të ardhshëm

Drejtuesit Piero Ausilio dhe Beppe Marotta thuhet se kanë takuar Alaban, babanë e tij dhe përfaqësuesin e tij Pini Zahavi në Milano dy herë para ndaljes së futbollit në mars shkaku i coronavirusit.

28-vjeçari vlerësohet 50 milionë euro dhe fiton një pagë prej 11 milionë eurosh, por kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe nuk pritet rinovimi i saj.

Rummenigge: Alcantara sigurt largohet, Alaba mund të shitet, Perisic ende në dyshim
Lexo po ashtu Rummenigge: Alcantara sigurt largohet, Alaba mund të shitet, Perisic ende në dyshim

Edhe pse ai ka qenë i titullar i rregullt në sezonin 2019-20, duke fituar titullin e tij të nëntë të Bundesligës, vendi i tij afatgjatë në Bayern është kërcënuar nga shfaqja e Alphonso Davies.

Mediaset shton se Real Madridi, Manchester City dhe Paris Saint-Germain po ashtu janë duke e ndjekur Alaban. /Telegrafi/