LAJMI I FUNDIT:

Me ardhjen e Hakimit dhe dy transferime të tjera të mëdha, kështu pritet të duket Interi i sezonit të ardhshëm

Me ardhjen e Hakimit dhe dy transferime të tjera të mëdha, kështu pritet të duket Interi i sezonit të ardhshëm

Interi ka bërë një goditje të madhe duke nënshkruar me mbrojtësin maroken Achraf Hakimi.

Mbrojtësi maroken vlerësohet si një nga anësorët më të mirë në treg dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Borussia Dortmundin.

Interi pagoi 40 milionë euro te Real Madridi si dhe pesë milionë të tjera në formë bonusesh për yllin e ri nga Maroku.

Neroazzurët nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe synojnë edhe dy afrime të tjera të mëdha.

Fjala është për mesfushorin e talentuar italian Sandro Tonali që ka shkëlqyer te Brescia.

Për Tonalin Inter është gati të shpenzoj rreth 50 milionë euro, ndërsa lojtari tjetër që po kërkohet nga Interi dhe është afër zikaltërve është David Alaba.

Edhe për austriakun pritet të bëhet një pagesë prej 50 milionë euro për ta marrë atë nga Bayerni.

Transfermarkt.de ka bërë formacionin e Interit për edicionin e ri nëse blihen dy objektivat e Interit, Tonali e Alaba.

Antonio Conte do të vazhdoj të luaj me formacionin e tij të preferuar 3-5-2, ku në mbrojtje do të jetë treshja fantastike De Vrij, Skriniar e Bastoni, ndërsa në krahët Hakimi e Alaba.

Në mesfushë do të jenë Brozovic, Tonali e Eriksen, ndërsa dyshja fantastike e sulmit Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Me këtë formacion Interi duket i frikshëm dhe synon të fitojë trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori