LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk ka bërë ofertë për Berardin

Interi nuk ka bërë ofertë për Berardin

Presidenti i Sassuolos, Giorgio Squinzi, ka bërë të ditur se nuk ka kurrfarë oferte nga Interi për Domenico Berardin.

Sulmuesi është njëri prej talentëve më të kërkuar në Serie A dhe ka shënuar 38 gola dhe ka dhuruar 20 asistime gjatë tri sezoneve të fundit në kampionatin italian.


“Sinqerisht, nuk di asgjë për këtë. Nuk kam pasur kurrfarë shenjash nga Interi”.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë telefonatë dhe nuk është caktuar asnjë takim për ta diskutuar të ardhmen e lojtarit”, ka deklaruar Squinzi për FCInterNews.

Juventusi ka një klauzolë për riblerjen e 21-vjeçarit, pasi ia kishte shitur gjysmën e kartonit Sassuolos gjatë verës. /Telegrafi/