Interi në bisedime të avancuara për transferimin e yllit të Liverpoolit

Interi raportohet se ka hapur negociata të avancuara për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Curtis Jones, gjatë kësaj vere.
Reprezentuesi i Anglisë po heziton të rinovojë kontratën e tij në Anfield dhe po kërkon më shumë minuta të rregullta loje për të rritur shanset e tij me kombëtaren.
Interi, që sapo ka fituar Serie A dhe Kupën e Italisë, është i interesuar ta finalizojë marrëveshjen për mesfushorin e talentuar që në fazat e hershme të afatit kalimtar.
Sipas ekspertit të njohur italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Interi dhe Liverpooli kanë zhvilluar bisedime të avancuara lidhur me një transferim të Curtis Jones gjatë verës.
Drejtorët sportivë të dy klubeve, Piero Ausilio dhe Richard Hughes, janë takuar së fundmi në Monte Conte për diskutime paraprake rreth 25-vjeçarit.

Kampionët e Italisë janë të etur të forcojnë skuadrën, ndërsa “Të Kuqtë” po rigrupohen pas një sezoni zhgënjyes pa trofe.
Pavarësisht vështirësive në arenën vendase, gjiganti anglez siguroi kualifkimin në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e pestë në Ligën Premier.
Jones, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, thuhet se po vonon rinovimin e marrëveshjes së tij prej rreth 58 mijë eurosh në javë, ndërsa po shqyrton një sfidë të re në karrierë./Telegrafi/














































