LAJMI I FUNDIT:

Interi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë pas triumfit të lehtë ndaj Beneventos

Interi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë pas triumfit të lehtë ndaj Beneventos
Festa te goli i Icardit ndaj Beneventos në Kupën e Italisë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ishte dukshëm më i mirë dhe në fund fitoi me rezultat 6-2 ndaj Beneventos.

Në këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti i dha hapësirë lojtarëve që deri më tani në këtë sezon kishin më pak minuta, por kjo nuk ndikoi në lojën e skuadrës zikaltër.


Goli i parë në takim u shënua nga Mauro Icardi nga pika e bardhë në minutën e tretë, pas katër minutash erdhi dhe goli tjetër nga Antonio Cadnreva.

Momenti kur Icardi shënoi nga pika e bardhë ndaj Beneventos në Giuseppe Meazzan e zbrazët (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Henrique Dalbert dhe me rezultatin 3-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 48-të shënoi Lautaro Martinez, ndërsa mysafirët shënuan pas dhjetë minutash me anë të Roberto Insignes.

Lautaro Martinez dhe festa e tij te goli i parë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Martinez shënoi edhe një herë në minutën e 66-të, ndërsa për Beneventon Filippo Bandinelli (74′). Kurse sa për statistika, Candreva e përmbylli këtë ndeshje me një tjetër gol në minutat shtesë.

Kundërshtari i ardhshëm i Interit në çerekfinale është Lazio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori