LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon Nachon e Real Madridit

Interi kërkon Nachon e Real Madridit
Nacho Fernandez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Klubi italian, Interi ka shfaqur interesim për mbrojtësin spanjoll të Real Madridit, Nacho.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Interi ka kërkuar nga Real Madridi transferimin e 29-vjeçarit.


Antonio Conte dëshiron që mbrojtësi spanjoll të forcojë pozicionin e mbrojtjes në klub përpara fillimit të sezonit.

Nacho e mendon largimin nga Real Madrid
Lexo po ashtu Nacho e mendon largimin nga Real Madrid

Nacho është një nga lojtarët më të besuar të Zinedine Zidane, por Los Blancos do t’i japin atij mundësinë e zgjedhjes nëse dëshiron të qëndrojë apo jo në Bernabeu.

Nacho Fernandez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Interi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe po kërkon të shtojë lojtarë kualitativ në skuadrën e tyre për ti bërë konkurrencë ekipeve italiane si dhe të Evropës për sezonin e ardhshëm.

Çmimi i lojtarit sillet rreth 10-15 milionë euro. /Telegrafi/