Nacho Fernandez është duke menduar seriozisht që të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi spanjoll nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga madrilenët, andaj po kërkon një aventurë të re.
Nacho Fernandez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
Kthehemi në muajin mars, atëherë kur Roma shfaqi interesim për Nachon, gjersa në verë mund të kompletohet transferimi, raporton Marca.
29-vjeçari ka bërë 188 paraqitje në skuadrën e parë të Real Madridit, ndërsa në këtë sezon më shumë ka qëndruar në bankën rezervë.
Skuadra spanjolle ka paguar 50 milionë euro për transferimin e Eder Militaos nga Porto, duke bërë me dije se Nacho nuk ka vend në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/