LAJMI I FUNDIT:

Interi ka refuzuar 30 milionë euro nga Chelsea për Candrevan

Interi ka refuzuar 30 milionë euro nga Chelsea për Candrevan

Interi e ka refuzuar një ofertë të Chelseat për Antonio Candrevan – bëjnë të ditur mediat italiane.

Spekulimet nisën të hënën mbrëma, pasi Blutë kishin shprehur interesim për anësorin e Nerazzurrëve.


LAJMET PËR DITËN E FUNDIT TË AFATIT TË JANARIT 2017
Lexo po ashtu LAJMET PËR DITËN E FUNDIT TË AFATIT TË JANARIT 2017

Tash Gazzetta dello Sport bën të ditur se klubi anglez ka bërë ofertë në vlerë prej 27.5 milionë funtesh (30 milionë euro) për shërbimet e futbollistit italian.

Sidoqoftë, përgjigja e Beneamata ishte e qartë se Candreva do të mbetet në Giuseppe Meazza.

Ndryshe, mesfushori i krahut u transferua te Interi në verën që shkoi nga Lazio. /Telegrafi/