LAJMI I FUNDIT:

Interi e rritë ofertën për Rafinhan, të premten përgjigja definitive nga Barca

Interi e rritë ofertën për Rafinhan, të premten përgjigja definitive nga Barca

Interi besohet se ka rritur ofertën për Rafinhan dhe pret një përgjigje nga Barcelona më së largu të premtën.

Braziliani ka bërë paraqitjen e parë për Blaugranët mbrëmjen e kaluar ndaj Espanyolit.


Nerazzurët duan ta transferojnë në Itali, por vetëm mund ta huazojnë për shkak të problemeve me Fair Play Financiar.

Lajmet e fundit rreth Interit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Sipas Corriere della Sera, bisedimet kolapsuan pasi Barca insistonte për obligimin e blerjes nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë dhe tash kanë propozuar një huazim të lirë me opsion të blerjes prej 35 milionë eurosh.

Rafinha thuhet se dëshiron kalimin në Meazza dhe Nerazzurët po presin përgjigjen nga Barcelona.

Interi kërkon kështu që të përforcojë radhët e veta për afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/