LAJMI I FUNDIT:

Interi e përfundon nesër marrëveshjen me Dalbert?

Interi e përfundon nesër marrëveshjen me Dalbert?

Agjenti i Dalbert Henriques njoftohet se do të takohet me Nice të martën me qëllim të përfundimit të negociatave për një marrëveshje me Interin për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, përfaqësuesi i mbrojtësit brazilian pritet të aderoj sot (e hënë) në Nice përpara një takimi të nesërm me drejtuesit.


Jo vetëm Valero dhe Skriniar, Interi po punon në 14 pista të ndryshime për përforcime (Foto)
Lexo po ashtu Jo vetëm Valero dhe Skriniar, Interi po punon në 14 pista të ndryshime për përforcime (Foto)

Agjenti i Dalbert dëshiron t’i përfundoj negociatat për një transferim të futbollistit në Inter, pasi braziliani publikisht tregoi dëshirën e tij për t’u bashkuar me Nerazzurët gjatë fundjavës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do të përputhen me çmimin e kërkuar nga Nice prej 25 milionë euro ose do të provojnë të ulin çmimin.

Vlen të theksohet se braziliani mbetet objektivi numër 1 i Interit për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/