LAJMI I FUNDIT:

Interi e njofton Tottenhamin me çmimin e Skriniarit

Interi e njofton Tottenhamin me çmimin e Skriniarit

Tottenham Hotspurit i është dhënë drita jeshile për të nënshkruar me yllin e Interit, Milan Skriniar, në afatin kalimtar të dimrit.

Spurs janë në vëzhgim të një qendërmbrojtësi me përvojë dhe klas të lartë për formacionin titullar të trajnerit Jose Mourinho.


Skriniar është ai që ata u përpoqën të nënshkruanin në verë, por një marrëveshje nuk mund të bëhej, ndërsa tani ka ndryshuar situata.

Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë
Lexo po ashtu Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë

Sipas gazetarit Fabrizio Romano , Mourinhos i është thënë se ai mund të nënshkruajë Skriniar nga Interi nëse Spurs janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë funte apo 50 milionë euro.

Është e paqartë nëse Spurs ka para, por Romano shton që Interi do të donte shumë që marrëveshja të ndodhte.

Liverpooli futet në garë për Skriniar, gati oferta në janar
Lexo po ashtu Liverpooli futet në garë për Skriniar, gati oferta në janar

Reprezentuesi sllovak 25-vjeçar vlerësohet si një nga më të mirët në pozicionin e tij, por nuk i përshtatet menaxherit Antonio Conte në sistemin e tij me ‘tre mbrojtës qendre’.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Liverpooli dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/