LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Milani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare të Derby della Madonnina

Interi dhe Milani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare të Derby della Madonnina

Interi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Nerazzurrët dhe Rossonerët janë gati për Derby della Madonninan e dytë të sezonit në takimin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.


Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një formë shumë të lartë pa humbje në 14 ndeshje apo nëntë fitore dhe një barazim nga 10 ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdoj serinë pozitive me tri pikë të radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit gjithashtu po zhvillon një sezon të madh, por ka pasur rënie në ndeshjet e fundit duke humbur paksa hapin në ndjekjen e rivalëve me një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, por derbi gjithmonë luhet për t’u fituar dhe kështu po synojnë edhe Rossonerët.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave në skuadër.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud

/Telegrafi/