LAJMI I FUNDIT:

Interi çmendet në “Nou Camp”, shënon dy herë dhe merr epërsinë

Interi çmendet në “Nou Camp”, shënon dy herë dhe merr epërsinë

Interi ka shënuar dy herë në fillimin e pjesës së dytë për të marr epërsinë ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Barcelonën, ku edhe kaloi në epërsi me golin e Ousmane Dembeles.


Por pjesa e dytë nisi shumë mirë për mysafirët që shënuan që në rastin e parë.

Një pasim i gjatë nga Bastoni gjeti Nicolo Barellan që pranoi topin në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-1.

Kur pritej që Barcelona të rikthehej, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi një gol shumë të bukur për 2-1.

Minutat e mbetur pritet të na sjellin momente të zjarrta. /Telegrafi/