LAJMI I FUNDIT:

Inter i shpallë ‘luftë’ Juventusit për talentin e madh italian

Inter i shpallë ‘luftë’ Juventusit për talentin e madh italian

Inter do të provojë që të ofrojë në radhët e veta anësorin e Sassuolos, Domenico Berardin, i cili ka një marrëveshje me Juventusin.

Corriere dello Sport shkruan se Zonja e Vjetër ka të drejtë ta blejë lojtarin për një shumë prej 25 milionë eurosh, por edhe Nerazzurrët janë futur në garë.


Berardit nuk i garantohet një vend i sigurt në Torino, edhe pse Juventus do të ishte e gatshme të paguante një shumë të tillë për një të ri.

Interi është shumë i interesuar që ta ofrojë anëtarin e Kombëtares italiane U-21.

Interi do të provojë ta shesë Stevan Jovetic 15 milionë euro dhe ta refuzojë blerjen e Adem Ljajic nga Roma për 11 milionë euro, që t’i ketë paratë për Berardin. /Telegrafi/