Inter - Sassuolo, formacionet zyrtare


Interi dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin italian, ndeshje e cila luhet pa tifozë në Giuseppe Meazza.
Skuadra e Luciano Spallettit vjen në këtë ndeshje me një formë pozitive me tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe pret fitoren e radhës në këtë takim.
Në anën tjetër, mysafirët kanë dy humbje radhazi në kampionat dhe do të ishin të lumtur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë te Interi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic; D'Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.
Sassuolo: Consigli; Lirola, Magnani, Peluso, Rogerio; Locatelli, Sensi, Duncan; Berardi, Boateng, Djuricic.
/Telegrafi/





































