LAJMI I FUNDIT:

Incident në sfilatën e “Chanel”-it në Paris, Gigi Hadidi ndërhyn para sigurimit dhe zgjidh situatën

Incident në sfilatën e “Chanel”-it në Paris, Gigi Hadidi ndërhyn para sigurimit dhe zgjidh situatën

Super modelja Gigi Hadid u përball me një ndërhyrëse në sfilatën e “Chanel” gjatë Javës së Modës në Paris.

Komedianja Marie S’Infiltre – emri i vërtetë i së cilës është Marie Benoliel – u ngjit në pistë e veshur me një pallto dhe kapelë të zezë në kokë, dhe po modelonte pranë modeleve të përzgjedhur nga “Chanel”, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Gigi Hadid në sfilatën e “Channel”, në javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Megjithëse tentoi t’i mashtrojë të gjithë, ajo nuk mundi ta bënte të njëjtën gjë me modelen Gigi Hadid, e cila e vërejti menjëherë që ajo nuk është një nga modelet.

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj plot stil në Javën e Modës në Paris, ndërsa provokon me gjoksin
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj plot stil në Javën e Modës në Paris, ndërsa provokon me gjoksin

Pasi ajo e vërejti ndërhyrësen në pasarelë, e priti deri në momentin kur iu afrua, dhe vendosi ta pengojë që të ikte, duke pritur sigurimin që ta nxjerrë jashtë.

Duket se ka qenë një marifet publiciteti sesa protestë.

Një zëdhënëse e Chanel tha: “Ne nuk do të bëjmë një dramë nga ajo”.

Gigi Hadid në sfilatën e “Channel”, në javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Shumë njerëz duke shikuar shfaqjen kapën momentin duke xhiruar me telefonat e tyre dhe e ndanë atë menjëherë në rrjetet sociale.

Gigi Hadid ka qenë në trend në mediat sociale për shkak të mënyrës së trajtimit të situatës.

Gigi Hadid në sfilatën e “Channel”, në javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Supermodelja nuk ka komentuar atë që ndodhi por ka ndarë në rrjetet sociale, imazhet e njerëzve të tjerë që kanë kapur këtë moment që ndodhi gjatë sfilatës. /Telegrafi/

Gigi Hadid në sfilatën e “Channel”, në javën e Modës në Paris (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori