LAJMI I FUNDIT:

Imri Ahmeti: Me nëntë të shëruar, Lipjani nuk ka më asnjë person të prekur me COVID-19

Imri Ahmeti: Me nëntë të shëruar, Lipjani nuk ka më asnjë person të prekur me COVID-19

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njofton se tashmë në këtë komunë nuk ka asnjë person të prekur me coronavirus.

Ahmeti në RTV Dukagjini thotë se nga rezultatet e IKSHPK-së nëntë rastet e fundit nga Komuna e Lipjanit kanë rezultuar negativ për herë të dytë.


“Lipjani tashmë nuk ka asnjë rast me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Lipjanit thotë se një punë të mirë kanë bërë stafi mjekësorë dhe gjitha strukturat tjera.

Kujtojmë Lipjani ka pasur gjithsejtë 15 raste me coronavirus ku për fat të mirë të gjithë kanë arritur të shërohen./Telegrafi/