LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës

Ilir Daja, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kandidati kryesor apo favorit për t’u bërë përzgjedhës i ardhshëm i Përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.


Menjëherë pas lajmit të largimit të Glihas, filluan të qarkullojnë lajme me emra të ndryshëm të trajnerëve që pritet ta marrin drejtimin e Kosovës.

Ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic si përzgjedhës të ri të Dardanëve apo pasues të sllovenit Gliha.

“Nuk di se çfarë duhet të bëj më shumë si trajner”, Tahir Batatina ofrohet për postin e përzgjedhësit të Kosovës
Lexo po ashtu “Nuk di se çfarë duhet të bëj më shumë si trajner”, Tahir Batatina ofrohet për postin e përzgjedhësit të Kosovës

Megjithatë, një trajner i njohur shqiptar dhe i suksesshëm gjithashtu po shihet si favorit për të marr drejtimin e ekipit përfaqësues.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ilir Daja është kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.

Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24, kur edhe i skadon kontrata.

Përparësi e tij është se Daja e njeh mirë mentalitetin shqiptar dhe të futbollistëve nga Kosova, ndërsa me emërimin e tij do t’i jepej rëndësi e madhe edhe futbollit vendor, ku nuk do të mungonin ftesat për shumë lojtarë.

Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës, ku në dy sezonet e fundit i ka shpallur kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe vitin e tretë radhazi, shkruan Telegrafi.

Përveç kësaj, trajneri nga Shqipëria ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy edicione radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, teksa gjatë kohës së tij janë bërë edhe disa shitje të mëdha të lojtarëve vendor.

ChatGPT jep pesë sugjerime për postin e përzgjedhësit të Kosovës - secili më i dëshmuar se tjetri
Lexo po ashtu ChatGPT jep pesë sugjerime për postin e përzgjedhësit të Kosovës - secili më i dëshmuar se tjetri

57-vjeçari i lindur në Tiranë ka drejtuar shumë klube të njohura në Shqipëri që nga viti 2005 si Elbasani, Dinamo Tirana, Besa e Kavajës, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.

Në Shqipëri, Daja ka fituar titullin me tri herë me tri skuadra të ndryshme. Me Elbasanin në sezonin 2005/06, me Dinamon në sezonin 2007/08 dhe Skënderbeun në sezonin 2017/18, ku e fitoi edhe Kupën.

Me klubin korçar, trajneri 57-vjeçar kapi edhe grupet e Ligës së Evropës, ku është edhe suksesi më i madh i një klubi shqiptar. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori