LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic po përgatitet për rikthimin në fushë me Milanin

Ibrahimovic po përgatitet për rikthimin në fushë me Milanin

Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të kthehet në Milanello javën e ardhshme për të rifilluar stërvitjen pasi kaloi gjashtë muajt e fundit duke u rikuperuar nga një operacion në gju.

Veterani 41-vjeçar suedez luajti një rol të rëndësishëm për kuqezinjtë në ecurinë e tyre drejt Scudettos sezonin e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë tre asistime në 23 paraqitje në Serie A.


Por, me kalimin e sezonit ai luajti me dhimbje edhe pse nuk u dorëzua për të ndihmuar ekipin drejt titullit të parë në ligë në më shumë se një dekadë.

Ibrahimovic iu nënshtrua menjëherë një operacioni në gju pas përfundimit të sezonit dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushës, duke punuar ngadalë për rikuperimin e tij.

Suedezi e ka ndjekur nga afër Milanin dhe është parë shpesh në tribunat e stadiumit San Siro, duke mbetur një lider kyç jashtë fushës për skuadrën.

Sipas MilanNews.it, Ibrahimovic do të kthehet në Milanello javën e ardhshme për të vazhduar punën e tij stërvitore dhe pritet t’i bashkohet skuadrës për sezonin stërvitor dimëror në Dubai, i planifikuar nga 11 deri më 20 dhjetor. /Telegrafi/