LAJMI I FUNDIT:

Hyka i lumtur me aventurën e re: Nuk largohem nga Kombëtarja

Hyka i lumtur me aventurën e re: Nuk largohem nga Kombëtarja

Nga Norvegjia në Gjermani, për të vazhduar me Greqinë dhe Zvicrën. Në mes dy rikthime në kampionatin shqiptar, ndërsa tani Jahmir Hyka bëhet gati për aventurën e re në Major League Soçer amerikane. Pavarësisht pengut që nuk ka arritur të luajë në Serinë A italiane, mesfushori kuqezi shfaqet entuziast për aventurën e re.

“Kisha mundësi të luaja në Serinë A në vitin 2008 kur u transferova te Mainz. Më kërkonte Atalanta, por fatkeqësisht kalimi nuk u konkretizua. Edhe pse kam ëndërruar gjithmonë të luaja në Itali, jam i kënaqur për mënyrën si ka ecur karriera ime. Tashmë jam gati për të luajtur në Shtetet e Bashkuara. Pranova ofertën e San Jose, me ofertën financiare që është e mirë, por duhet të them se ishte një paketë e mirë në tërësi.”


Objektivi i 28-vjeçarit është ta ndihmojë klubin kalifornian të ringrihet pas disa viteve nën nivelet e pretenduara, ku synimi fillestar është faza play-off.

“San Jose ka disa vite që nuk arrin të kualifikohet në play off. Me ndihmen time, por edhe me afrimet e tjera cilësore ambicia e klubit është të ngjitet sa më lart.”

Jahmir Hyka pritet të debutojë në Major League Soçer më 5 Mars, në përballjen me kanadezët e Montreal Impact, ndërsa ka marrë edhe bekimin e trajnerit të Kombëtares, De Biasi për transferimin në Amerikë.

“Kampionati amerikan është cilësor, nuk do të ndikojë në prezencën me Kombëtaren. Disa ditë më parë kam biseduar edhe me trajnerin De Biasi rreth kësaj lëvizje dhe më tha se pavarësisht largësisë do të jem pjesë e grupit nëse luaj rregullisht. Trajneri më konfirmoi se unë mbetem pjesë e projektit të Kombëtares.”

Hyka u largua nga Lucerna pas afro 6 vjetëve, një qytet dhe skuadër që e cilëson shtëpinë e dytë. Mesfushori mbetet tejet i lidhur me Tiranën dhe ngjyrat bardheblu, e pavarësisht ecurisë negative të skuadrës së Josës nuk beson se 24 herë herë kampionët do të rrezikojnë rënien nga kategoria. Ndërkohë, gara për titull ndërmjet tre pretendentëve, sipas Hykës është më e hapur se asnjëherë.

“Në garën për titullin jane Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi dhe gjithçka është e hapur deri në fund. Besoj se në fund në garën për titull do të luftojnë Skënderbeu dhe Kukësi, por shpresoj të triumfojë Kukësi, pasi Skënderbeu ka vite që fiton. Tirana rrezikon rënien nga kategoria? Titulli është larg, por skuadra ka mundësi të sigurojë një vend në Europë. Nuk e besoj që Tirana do të jetë një nga ekipet në luftën për të evituar rënien nga kategoria.”

Në trend Sport

Më shumë
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Premier League
Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

La Liga
Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Premier League
Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

La Liga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Kalo në kategori