LAJMI I FUNDIT:

Hugo Lloris konfirmon se do të largohet nga Tottenhami

Hugo Lloris konfirmon se do të largohet nga Tottenhami

Hugo Lloris është larguar nga Tottenham Hotspur pas plot 11 viteve qëndrim në Londër.

Portieri francez ka kontratë edhe një vit me londinezët, por ai ka vendosur për tu larguar tani në fund të këtij sezoni, pasi e kishte paralajmëruar në mes të sezonit se ishte viti i fundit me fanellën e Spurs.


36-vjeçari ka folur duke thënë se ka ardhur një moment ku dëshiron të provoj një aventurë të re në karrierën e tij.

“Ka ardhur një moment i rëndësishëm, si për klubin ashtu edhe për mua. Është fundi i një cikli dhe tani kam dëshira për të provuar gjëra të ndryshme”.

Hugo Lloris pensionohet nga Franca
Lexo po ashtu Hugo Lloris pensionohet nga Franca

“Do të reflektoj dhe të zgjedh alternativën më të mirë të mundshme. Në fakt kam edhe një vit kontratë me Tottenham dhe është pak e vështirë për të parashikuar të ardhmen”.

“Tani e kam mendjen të rikuperohem nga lëndimi, jam në pushime për momentin, por vazhdojnë bisedimet. Qëllimi im është të jem në më të mirën time në korrik dhe të shohim si do të marrë e ardhmja ime”, u shpreh Lloris.

Hugo Lloris reagon për zëvendësimin pas pjesës së parë në humbjen turpëruese nga Newcastle
Lexo po ashtu Hugo Lloris reagon për zëvendësimin pas pjesës së parë në humbjen turpëruese nga Newcastle

Lloris e ka nisur karrierën te Nice, derisa kaloi katvr vite në Lyon para se në vitin 2012 t’i bashkohej Tottenhamit.

Tanimë ish-reprezentuesi francez ka zhvilluar 447 ndeshje zyrtare me fanellën e Spurs, ku në 151 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori