LAJMI I FUNDIT:

Hudson-Odoi bënë kërkesë për të lejuar transferimin e tij te Bayern Munichu

Hudson-Odoi bënë kërkesë për të lejuar transferimin e tij te Bayern Munichu
Callum Hudson-Odoi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i ri anglez i Chelsea, Callum Hudson-Odoi ka bërë kërkesë për tu transferuar te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Bavarezët ka muaj që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit të madh anglez, Hodson-Odoi.


Megjithatë, drejtuesit e Chelseat nuk duan të privohen nga shërbimet e talentit të tyre duke mos dashur ta shesin.

Chelsea po mendon ta padisë Bayernin në FIFA për Hudson-Odoin
Lexo po ashtu Chelsea po mendon ta padisë Bayernin në FIFA për Hudson-Odoin

Bayern Munichu thuhet se ka bërë katër oferta për lojtarin, por që të gjitha janë refuzuar nga gjiganti anglez.

Callum Hudson-Odoi (Getty Images)

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Hodson-Odoit, i cili thuhet se joshet nga transferimi në Bundesliga te Bayerni.

Sipas mediumit britanik Sky Sports, 18-vjeçari anglez ka bërë tashmë kërkesë te Chelsea për të lejuar transferimin e tij te Bayerni.

Bayerni i ofron Chelseat plot 40 milionë euro për Hudson-Odoi, lojtarit ia rezervon fanellën më numrin 10-të
Lexo po ashtu Bayerni i ofron Chelseat plot 40 milionë euro për Hudson-Odoi, lojtarit ia rezervon fanellën më numrin 10-të

Gjiganti gjerman fillimisht kishte ofruar 15 milionë euro për Hudson-Odoit, ndërsa oferta e dytë dhe e tretë shkoi te 25 milionë dhe e katërta deri në 40 milionë euro.

Chelsea mendoi ta padis Bayernin në FIFA shkaku i qasjes së vazhdueshme ndaj lojtarit edhe përkundër refuzimit, por tani me kërkesën e lojtarit nuk i mbetet asnjë provë. /Telegrafi/